Përkeqësohet gjendja/ Skënder Gega niset me urgjencë drejt Turqisë

Përkeqësohet gjendja/ Skënder Gega niset me urgjencë drejt Turqisë

10:11, 25/11/2020
A+ Aa A-

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, prej dy javësh është infektuar me “COVID-19”. Teksa pritej që gjendja e tij të stabilizohej, ajo ka ardhur duke u rënduar.

Mësohet nga burime pranë trajnerit se ai është nisur sot me urgjencë drejt Turqisë.

Koronavirusi i ka prekur mushkëritë trajnerit dhe gjendja e rënduar e ditëve të fundit e ka detyruar të shtrohet për një mjekim më të specializuar në një spital të njohur në Turqi.

Drejtuesit e Kukësit kanë marrë të gjitha masat për t’i qëndruae pranë trajnerit në këtë moment të vështirë që po kalon.

Komunikatë e Klubit

Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë.

Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit. 

Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco