Arrestohen në Gjirokastër dy të rinjtë nga Divjaka, kapen duke transportuar 5 emigrantë

Arrestohen në Gjirokastër dy të rinjtë nga Divjaka, kapen duke transportuar 5 emigrantë

10:02, 25/11/2020
A+ Aa A-

Policia e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e Frontex, ka vënë në pranga dy shtetas, të cilët ishin duke transportuar emigrantë të paligjshëm.  

Gjatë operacionit është sekuestruar 1 automjet dhe 2 aparate celulare.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit L. N., 28 vjeç dhe Th. S., 22 vjeç, banues në Divjakë.

Policia: “Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N. dhe Th. S, të cilët, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të fshatit Grapsh, u kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedes-Benz“.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco