Lajmi i fundit

Berisha: Kosova në KiE, narkoqeveria e Tiranës është e nxirë sonte nga dëshpërimi

Pistoletë me silenciator në banesë, arrestohet në Kavajë 65-vjeçari

Pistoletë me silenciator në banesë, arrestohet në Kavajë 65-vjeçari

09:41, 25/11/2020
A+ Aa A-

Vihet në pranga një 65-vjeçar që mbante armë zjarri me silenciator në banesë. 65-vjeçari kishte precedent të mëparshëm penal për veprën penale "Përndjekja".

Ja njoftimi i plotë:

Kavajë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kavajë, një tjetër operacion në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 65-vjeçar që mbante armë zjarri me silenciator në banesë.

65-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal për veprën penale "Përndjekja".

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me silenciator dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë dhe goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara kundër armëmbajtjes pa leje, kanë marrë informacione në rrugë operative se një shtetas në lagjen nr. 3, në Kavajë, mbante armë zjarri në banesë.

Bazuar në këto informacione u organizua dhe finalizua një tjetër operacion dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale u bë e mundur që gjatë kontrollit të banesës së personit të dyshuar, të gjendej arma e zjarrit me silenciator dhe një sasi municioni luftarak, si dhe të kapej e arrestohej në flagrancë poseduesi i armës, shtetasi shtetasi O. I., 65 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë në Itali për veprën penale "Përndjekja".

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco