Gjendet pa jetë një person në Tiranë

Gjendet pa jetë një person në Tiranë

19:48, 24/11/2020
A+ Aa A-

Një person është gjendur i pajetë këtë mbrëmje në Tiranë në një magazinë të kthyer në banesë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Siri Kodra’.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.11.2020, rreth orës 18:30, në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë (e kthyer në banesë), është gjetur pa shenja jete shtetasi A.P., rreth 60 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco