Hajduti shqiptar kapet në flagrancë me kasafortë në duar

Hajduti shqiptar kapet në flagrancë me kasafortë në duar

18:29, 24/11/2020
A+ Aa A-

Një grabitës shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap në flagrancë në vendin e krimit, teksa kishte vjedhur një klinikë diagnostifikuese.

Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Monza’ në Milano.

Karabinierët morën njoftim se një institucion ishte sulmuar në orët e mbrëmjes.

Me të mbërritur në vendngjarje ata konstatuan derën e shpërthyer si edhe dritat e ndezura.

Gjatë kontrollit ata pikasën 25 vjeçarin shqiptar të fshehur në shkallët e qendrës mjekësore ku në dorë mbante një kasafortë.

Shqiptari raportohet se ishte me precedentë të mëparshëm penalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco