Makina përfshihet nga flakët në autostradë, shpëton shoferi 22 vjeçar

Makina përfshihet nga flakët në autostradë, shpëton shoferi 22 vjeçar

18:19, 24/11/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Elbasan – Peqin.

Burime për median mësojnë se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi 22 vjeçari, i cili po drejtonte mjetin tij “Ford” ka shpëtuar mrekullisht.

Paraprakisht shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një defekt në motor, çka ka bërë që mjeti të përfshihet nga flakët.

Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ky aks ka qëndruar për gati 30 minuta i bllokuar duke sjellë edhe rëndimin e trafikut./ Panorama/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco