Vrasja mafioze e shqiptarit në Ekuador, trupi mund të varroset në Shqipëri

Vrasja mafioze e shqiptarit në Ekuador, trupi mund të varroset në Shqipëri

17:23, 24/11/2020
A+ Aa A-

Familjarët e shqiptarit të vrarë të premten në Ekuador, Adriatik Tresa u kërkojnë autoriteteve mbrojtje, ndërsa i akuzojnë se asnjë hetim nuk është kryer për të gjetur vrasësit, të cilët ishin të maskuar si policë.

Imazhet nga kamerat e sigurisë tregojnë se si vrasësit të maskuar si policë dhe me armë i çarmatosën rojet private për të hapur dyert dhe për të hyrë brenda në kompleksin ku qëndronte shqiptari, që kishte shkuar në Ekuador që në vitin 2010, ku edhe ishte martuar.

Mediat ekuadoriane raportojnë se të afërmit e viktimës po bëjnë procedurat për trupin dhe po analizojnë mundësinë e varrimit të tij në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco