Plas bombola e gazit, plagosen burrë e grua

Plas bombola e gazit, plagosen burrë e grua

13:32, 24/11/2020
A+ Aa A-

Shpërthimi i një bombole gazi ka lënë të plagosur mesditën e sot me një çift në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Shefqet Kuka’.

Polica Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 24.11.2020, rreth orës 12:11, në rrugën ‘Shefqet Kuka’, në ambientet e jashtmë të banesës së shtetasit M. G., ka plasur një bombul gazi, dhe për pasojë janë  dëmtuar lehtë shtetasi M. G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco