I nxjerr pistoletën kushëririt, arrestohet 41-vjeçari në Kurbin

I nxjerr pistoletën kushëririt, arrestohet 41-vjeçari në Kurbin

13:01, 24/11/2020
A+ Aa A-

Kanosi me armë zjarri kushëririn e tij, Policia vë në pranga 41-vjeçarin. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Ja njoftimi

Kurbin

Kanosi me armë zjarri kushëririn e tij, Policia vë në pranga 41-vjeçarin.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kapën dhe arrestuan shtetasin G. Ll., 41 vjeç, banues në fshatin Dilbnisht, Kurbin, pasi pasditen e datës 23.11.2020, në fshatin Dilbnisht, Kurbin, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Gj. Ll., dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë Kurbin, me të marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë vijuar me krehjen e zonës. Pas disa orësh ndjekjeje dhe falë bashkëpunimit me familjarët, shërbimet kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit G. Ll., si dhe gjetjen e sekuestrimin e armës tip pistoletë të cilën e kishte hedhur në malin e fshatit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale "Kanosja" dhe "Armëmbajtje pa leje".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco