Vrasja te liqeni i Tiranës për 45 mijë euro borxh, 30 vite burg Islam Myrtajt

Vrasja te liqeni i Tiranës për 45 mijë euro borxh, 30 vite burg Islam Myrtajt

11:36, 24/11/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës dënoi me 30 vite burg Islam Myrtajn, i akuzuar për vrasjen e Haki Baçinozit.

Myrtaj u shpall i fajshëm për ‘vrasje me paramendim’ dhe ‘armembajtje pa leje’. Krimi ndodhi ne 16 mars 2019 tek Liqeni Artificial në Tiranë. Në gjykim Baçinozi shfaqi pendesë për krimin, por mohoi te kishte paramendim.

Në dëshminë e dhënë në polici në 20 mars 2019, Islam Myrtaj është shprehur i penduar për vrasjen, dhe ka treguar se shkak është bërë  borxhi që i kishte viktimës.

Myrtaj tregon se konflikti ka ndodhur për shkak të një borxhi prej 45 mijë eurosh, ku sipas tij Baçinozi i ka përndjekur dhe vajzat e tij për këtë borxh.

 ‘Jam penduar, e vrava në gjaknxehtësi, Baçinozin e takova tek Liqeni rastësisht, ndërkohë që ai më shau dhe më goditi. Konflikti ynë është i hërshëm për 45 mijë euro. Haxhiu më përndiqte edhe vajzat për këtë barxh, familja ime kërcënohej prej tij vazhdimisht’.

Deklarata e policisë lidhur me dorëzimin e Myrtajt:

Pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe profesionale, të bërë nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për zbardhjen e vrasjes së ndodhur më datë 16 mars 2019, rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së kësaj ngjarje.

Pas trysnisë së madhe të ushtruar nga Policia e Tiranës, kontrolleve të shumta për kapjen e autorit, si dhe negociatave të bëra mes Policisë dhe avokatit të autorit të dyshuar, autori i dyshuar, shtetasi I. M., 61 vjeç, nga Fieri, rreth orës 19.30 është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë i shoqëruar nga avokati i tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco