Shtyhet sërish gjyqi ndaj Arbër Çekajt

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Arbër Çekajt

10:51, 24/11/2020
A+ Aa A-

Shtyhet për të dytën herë në Gjykatën e Posaçme të Apelit,  procesi ndaj Arber Cekajt, i akuzuar për 613 kg kokainë të gjetura në Portin e Durrësit.

Shkak për shtyrjen e seancës së sotme u bë mungesa e avokatit mbrojtës të Donaldo Lushaj, Artan Jahaj.

Seanca e radhës u la për në 7 dhjetor.

Ndërsa procesi monitorohej nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane.

Arbër Çekeaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku u denuan nga Gjykata e Shkallës së Parë me 36.8 vite burg, vendim që u apelua nga mbrojtja të cilët kërkojnë pafajësi për tre të pandehurit.

Më 15 shtator Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dënoi me 21 vjet burg Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë “Arbi Garden” në kontenierët e së cilës bashkë me bananet u zbuluan nga policia 613 kilogramë kokainë, në shkurt të 2018.

Në bazë të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet me katërmbëdhjetë vite burgim.

Çekaj u shpall fajtor për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”,“Grupi i strkturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 283/a/1, 333/a/1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Vetë Çekaj kërkoi pafajësinë.

“Gjatë gjykimit nuk u paraqit asnjë provë direkte që të lidhë të pandehurin Arbër ÇEKAJ me këtë vepër, në gjykim nuk u paraqit asnjë provë shkresore (akt ekspertimi biologjik, kimike, etj) provë materiale (të përfituara nga aktet e ekspertimit dhe transkriptimet) apo dëshmitarë okularë që të provojë këtë akuzë ndaj të pandehurit. Në analizë të provave të paraqitura nga ana e organit të akuzës, çmojmë se niveli i shkallës së të provuarit të akuzës së “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal” ndaj të pandehurit është inekzistent….”, thuhet ne dokumentin e ankimimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco