Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTOLAJM/ Aksident i frikshëm në aksin Peshkopi-Maqellarë

FOTOLAJM/ Aksident i frikshëm në aksin Peshkopi-Maqellarë

10:43, 24/11/2020
A+ Aa A-

Një aksident është shënuar sot rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm në aksin Peshkopi - Maqellarë në vendin e quajtur kthesa e Melanit.

Një mjet tip Ford, i cili ka qenë duke lëvizur drejt Maqellarës, ka rrëshqitur duke dalë nga rruga në drejtim të përroit. Mjeti ka pësuar dëme materiale, ndërsa shoferi ka pësuar lëndime të lehta dhe po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë shkak i aksidentit është ngrica në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Ky segment është i gjatë rreth 300 metra dhe përgjatë gjithë dimrit nuk preket nga dielli dhe ngrica është gjithmonë prezente. Kjo është pjesa ku herë pas here makinat dalin nga rruga si pasojë e akullit dhe ngricës, ose bllokohet gjatë dimrit.

Kompania mirëmbajtëse e rrugës nuk ka vendosur guardiera mbajtëse të rrugës, në rrugë ka prezencë të ujit dhe asfalti është i dëmtuar.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco