Aksidenti horror në Thumanë, ndërron jetë në spital një tjetër grua

Aksidenti horror në Thumanë, ndërron jetë në spital një tjetër grua

10:08, 24/11/2020
A+ Aa A-

Një aksident me vdêkje ka ndodhur ditën e djeshme në aksin Fushë-Krujë-Milot.

Si pasojë e përplasjes së një automjeti ‘Opel’ me një “trajler”, humbi jetën një grua e moshës 40-vjeç, si dhe mbetën të plagosur rëndë 2 persona të tjerë.

Ditën e sotme është rënduar bilanci i këtij aksidenti, pasi një tjetër grua 57-vjeçare ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërkohë drejtuesi i mjetit “Opel” ndodhet i plagosur në spital, teksa policia thotë se është arrestuar ai dhe shoferi i trajlerit.

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit B. L., 43 vjeç, banues në Durrës dhe M. P., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 23.11.2020, në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, në Thumanë, shtetasi B. L., duke drejtuar mjetin tip “Man” (trajler) është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin M. P. dhe për pasojë janë dëmtuar shtetaset F. G., 39 vjeçe dhe Gj. P., 57 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në spital.

Shtetasi M. P. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme," njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco