U kthye pak ditë më parë nga Siria/ Merret në pyetje Floresha Rasha

U kthye pak ditë më parë nga Siria/ Merret në pyetje Floresha Rasha

09:04, 24/11/2020
A+ Aa A-

Floresha Rasha, e cila u kthye pak ditë më parë së bashku me fëmijët e saj nga Siria, është marrë në pyetje nga agjentët e Antiterrorit.

Rasha ndodhej në Siri që prej vitit 2014, kur iku bashkë me bashkëshortin e saj, i cili mbeti i vrarë atje, dhe më pas u martua sërish, duke iu përgjigjur ligjeve të shtetit të Kalifatit.

Rasha është marrë në pyetje në prani të psikologut, ndërkohë që vetë ajo ka marrë plagë të rënda, për shkak se ka mbetur e plagosur në Siri.

Ajo është e veja e Diamant Rashës nga fshati Sllovë i Dibrës, i cili në Shqipëri punonte si shpërndarës picash, por kur shkoi në Siri u njoh me emrin “Ebu Amar”.

Rasha dyshohet se ka dy fëmijë me Lavdrim Muhaxherin. Hetuesit e kanë pyetur për personat që e kanë ndihmuar të shkonte në Siri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco