‘Më detyroi të bëja 10 fëmijë’/ Gruaja mëson në gjyq që burri ka vdekur, si e qëlloi me sqepar në gjumë

‘Më detyroi të bëja 10 fëmijë’/ Gruaja mëson në gjyq që burri ka vdekur, si e qëlloi me sqepar në gjumë

18:29, 23/11/2020
A+ Aa A-

Drane Deda që vrau burrin e saj me sqepar, ka mësuar sot në gjyq që ky i fundit ka humbur jetën në spital.

65 vjeçarja, ka rrëfyer përpara efektivëve të policisë, se e qëlloi burrin, Llesh Deda, pasi ky i fundit e ka detyruar të bëjë 10 fëmijë.  

Gruaja ka treguar se ditën e krimit, nuk ishin zënë, por me gjakftohtësi, ajo ka marrë sqeparin dhe ka shkuar ta godasë në kokë, teksa i shoqi flinte.

“Më detyroi të bëja 10 fëmijë, më është nxirë jeta me të edhe pse kam vijuar të qëndroj kaq gjatë. Atë ditë nuk jemi grindur fare. Ai ishte në gjumë, dhe unë shkova në magazinë mora një sqepar dhe ashtu siç flinte e kam qëlluar dy-tre herë, ku kam menduar se e kam vrarë pasi nuk ka lëvizur fare. Më pas kam shkuar në shtëpinë e kunatës dhe i kam treguar se çfarë kishte ndodhur,”- tha para oficerëve, Drane Deda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Martin 23/11/2020 19:22

Krim me gjak te ftohte i paramenduar???!!! Ku eshte Iris Luarasi e linjes se dhunimit te grave/vajzave? Perse nuk flet apo komenton?

Shto koment

Denonco