Rrëfimi tronditës i nënës: Vajzën ma kthyen, pasi u thanë që në Shqipëri ka shkollë për autikë

Rrëfimi tronditës i nënës: Vajzën ma kthyen, pasi u thanë që në Shqipëri ka shkollë për autikë

17:58, 23/11/2020
A+ Aa A-

Suzana Beshiri është nëna e një vajzë autike e cila u sëmur kur ishte 1 vjeç e gjysmë nga temperatura e lartë. Kur vajza e saj, Albana ishte 13 vjeç ato shkuan në Suedi për ta kuruar në një qendër për fëmijët autikë. Sipas nënës, vajza filloi të kishte një përmirësim mjaft të madh me shëndetin, por pas 2 vitesh, autoritetet shqiptare i kthyen sërish në Shqipëri duke i thënë se është hapur një shkollë për fëmijët autikë, por kur u kthyen nuk ndodhi asgjë, asnjë shkollë nuk ishte hapur dhe vajza filloi të kishte sërish shumë probleme.

Mirela Milori: Ju shkuat në Suedi.

Suzana Beshiri: Aty ishte shumë mirë, ajo rrinte vetëm në një qoshte, nuk bashkoheshe me njeri, ata kanë punuar shumë, ishin 13 mësuesë dhe 6 fëmijë. Ata punuan aq shumë saqë ajo u bashkua me klasën e vetë, ishte shumë mirë, filloi buzëqeshjen, u bashkua me njerëz dhe nuk rrinte më vetëm.

Mirela Milori: Sa qëndruat në Suedi?

Suzana Beshiri: Pothuajse dy vite. As një aspirinë nuk i dhanë asaj fëmijë aty, vetëm me punë.

Mirela Milori: Pse u kthyet në Shqipëri?

Suzana Beshiri: Sepse më kthyen të mëdhenjtë që këtu në Shqipëri ka shkollë për fëmijët me autizëm, ndërkohë që e kam marrë nga ministria, e kam me 4 vula që shkollë për autizëm nuk ka. Mua më prishën, më kthyen gocën mbrapsht.

Mirela Milori: Firmosën nga Shqipëria?

Suzana Beshiri: Po erdhën në Stocholm. Kemi qenë 10 familje, me 10 fëmijë të sëmurë dhe na kthyen mbrapsht për 24 orë.

Mirela Milori: Firmosën që ka këtu qendra dhe jua morën fëmijët në këto qendra?

Suzana Beshiri: Jo aspak, askush në botë deri në këto momente jo.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi me ty pasi u ktheve nga Suedia?

Suzana Beshiri: Në fillim po mundohesha t’ja bëja siç i bënin ata atje, ndërsa ajo as lapsin me dorë nuk e kap.

Mirela Milori: Kur u kthyet nga Suedia ajo ishte 15 vjeç, një moshë delikate, fillon adoleshenca, fillojnë lëvizjet hormonale, si u paraqit kjo moshë tek Albana?

Suzana Beshiri: Shumë keq, më keq nuk ka. E kam çuar në çdo spital dhe nuk kanë bërë gjë, thonë është adoleshente, më kanë dhënë disa qetsuesa, e kuroj për epilepsinë. E ka epilepsi të veçante, nuk e ka që bie në tokë si çdo fëmijë, ka një tjetër që fillon ulërin dhe bërtet kur e kupton që po i vjen diçka. Mendoje si ndihet një nënë kur sheh fëmijën në atë gjendje.

Mirela Milori: Si e menaxhon situatën në këto momente?

Suzana Beshiri: Burri më ka mbështetur shumë, po të mos e kisha atë, unë nuk do përballoja dot.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco