Hemorragjia cerebrale i merr jetën shqiptares, sapo kishte lindur djalin e tretë

Hemorragjia cerebrale i merr jetën shqiptares, sapo kishte lindur djalin e tretë

15:09, 23/11/2020
A+ Aa A-

Një hemorragji cerebrale i ka marrë jetën papritur një gruaje shqiptare, banuese në Croce di Musile, Venecia.

Hazbije Seferi Sinameta, 34 vjeç, vetëm dy javë më parë kishte sjellë në jetë djalin e tretë.

Vdekja tragjike ka tronditur seriozisht banorët, pasi e ndjera ishte mjaft e përfshirë në jetën sociale dhe krejtësisht e integruar në komunitet.

Pak ditë pas lindjes së fëmijës, ajo u ankua për dhimbje të forta koke deri të dielën e kaluar, kur humbi ndjenjat.

E shtruar me urgjencë në spital, u diagnostikua me hemorragji cerebrale që në pak ditë i mori jetën.

Përveç bashkëshortit dhe djalit të lindur më 3 nëntor, ajo la pas edhe dy djem të tjerë, 14 e 8 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco