FOTOLAJM/ Aksidenti i rëndë në Fushë Milot, kamioni 'zhytet' te vetura

FOTOLAJM/ Aksidenti i rëndë në Fushë Milot, kamioni 'zhytet' te vetura

12:15, 23/11/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Fushë Krujë-Milot, ku si pasojë ka humbur jetën një grua dhe dy persona të tjerë janë plagosur rëndë.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë një mjet tip ‘Trajler’ me një mjet tip ‘Opel’, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

‘Më datë 23.11.2020, në orën 11:10, në aksin rrugor Thumanë -Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor një mjet tip ‘Trajler’ me një mjet tip ‘Opel’  dhe për pasojë ka ndërruar jetë një shtetase rreth 40 vjeç (ende e paidentifikuar pasagjere në mjetin tip ‘Opel’) dhe janë lënduar 2 shtetas, të cilët janë dërguar në spital’, sqaron policia.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit tip ‘Trajler’ është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave te aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco