Hapet kufiri për në Malin e Zi, Policia: Kujdes, duhet përgjigja e testit të Covid-19

Hapet kufiri për në Malin e Zi, Policia: Kujdes, duhet përgjigja e testit të Covid-19

12:05, 23/11/2020
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës njoftoi sot se të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi,  duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë. Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër dhe stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan kishin njoftuar të premten që shkoi se kishte kufizime gjatë fundjavës  për udhëtimin drejt shtetit fqinj deri më 23 nëntor, kurse sot, këto kufizime u hoqën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco