Gjykata e SPAK e shpëtoi, ish-deputeti Arben Ndoka fiton lirinë

Gjykata e SPAK e shpëtoi, ish-deputeti Arben Ndoka fiton lirinë

11:07, 23/11/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Lezhës i ka hequr masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ ish-deputetit Arben Ndoka, i cili akuzohet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Lezhë.

Ky vendim vjen pas veçimit të dosjes së tij nga ajo që është në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, dhe shqyrtimit të saj nga Gjykata e Lezhës.

Ndoka, i cili tashmë do të ketë vetëm masën e detyrimit të paraqitjes, ra në prangat e policisë në tetor të vitit 2018, gjatë operacionit të policisë “Volvo 4”. Ndoka dyshohet për disa vepra penale, mes të cilave “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Më herët atij i janë sekuestruar prona si një sipërfaqe prej 300 mijë metra katrorë në bregdetin e Lezhës dhe disa apartamente në plazh, me urdhër të Prokurorisë.

Emri i Arben Ndokës u lakua për një kohë të gjatë në vitin 2014, kur ai ishte deputet. Partia Demokratike publikoi në atë kohë dokumentat sipas të cilave Ndoka rezultonte të ishte dënuar në Itali, në fund të viteve ’90 me mbi 7 vjet burgim, për “shfrytëzim prostitucioni në rrethana të rënduara”, dhe se një pjesë të dënimit e kishte shlyer në burgjet shqiptare.

Rasti i deputetit Ndoka, ndonëse pa u përmendur me emër, u përfshi në vitin 2015, në raportin e departamentit amerikan të shtetit mbi Trafikun e Personave.

Në atë kohë ambasada amerikane në Tiranë, e cila përmes ambasadorit Donald Lu ka qenë e angazhuar direkt në përpjekjet për të parandaluar përfshirjen e personave të tillë vecanërisht në listat e kandidatëve për zgjedhjet e pushtetit vendor, u shpreh se se e “vlerëson si të turpshme që ka një anëtar të parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve”.

Nën një trysni në rritje, në muajin shtator të vitit 2015, Ndoka dha dorëheqjen nga parlamenti, duke dorëzuar mandatin.(E.K/Faxweb.al)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/11/2020 12:33

ASPAKU na qënka krijuar për të bërë avokatinë e peshqve të mëdhej të krimit, peshkaqenëve... si dhe për të kapur në rrjetë ndonjë sardele, ndonjë cironkë.

Shto koment

Denonco