Pandemia/ A do mbyllen shkollat? Ja çfarë thotë Komiteti Teknik

Pandemia/ A do mbyllen shkollat? Ja çfarë thotë Komiteti Teknik

10:38, 23/11/2020
A+ Aa A-

Komiteti i ekspertëve të pandemisë së COVID-19 në vend ka dalë sot sërish para mediave për të folur për situatën në vend si dhe për t’iu përgjigjur interesit të gazetarëve.

Kryetarja e komitetit, Mira Rakacolli tha se beteja me COVID-in nuk është thjesht betejë spitalore duke kërkuar nga të gjithë zbatimin e masave.

E pyetur për një mbyllje të përkohshme të sistemit parauniversitar, Rakacolli tha se vëmendja për shkollat ka qenë gjithnjë prioritet dhe se për momentin nuk po diskutohet kjo gjë pasi mirëqenia e fëmijëve në përgjithësi është orientim edhe nga OBSH.

“Ashtu sikurse ne e kemi vënë në dije gjatë këtyre dy muajve nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në influencën që ka pasur hapja e shkollave në rëndim të pandemisë.

Mirëqenia në përgjithësi e fëmijëve është dhe orientimi që jepet së fundmi nga OBSH. Në shifrat që jemi tani, në një nivel të qëndrueshëm nuk e diskutojmë për momentin sot, por e ndjekim në 24 orë situatën. Nëse shifrat do të ndryshojnë dhe do të jenë brenda numrave që kërkojnë masë të tillë, po. Ajo që ne kemi parasysh është mirëqenia e fëmijëve në përgjithësi”, deklaroi Rakacolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari23/11/2020 11:51

PO PSE IA FUSNI KOT EDHE JU GAZETARËT??? A KANË FOLUR NDONJËHERË KËTA TË KOMITETIT TEKNIK, PËRPARA SE TË FLASË SHEFI I MADH, KRYEVIROLOGU, KRYESTRATEGU DHE KAPITENI I VAPORIT TË SHPUAR, RILINDJA???!!!! FLET SHEFI I MADH, FLET GJYSHI I MADH NJËHERË, JEP AI URDHËRIN E PUNËS DHE PASTAJ FLET MINISTRESHA E SHËNDETËSISË ME KËMBË, ME KOKË, ME VESHË E ME DUAR, PASTAJ "EKSPERTËT" E KOMITETIT TEKNIK E JUSTIFIKOJNË "SHKENCËRISHT", PA PJERDHUR FARE SE ÇFARË THOTË OBSH!! MOS NA MERRNI PËR BUDALLENJ, AMAN!!! NËSE DO TË ISHTE KËSHTU, PRA SIPAS OBSH , MIRËQËNIA E FËMIJËVE ËSHTË PRIORITARE, ATËHERË PSE U MBYLLËN SHKOLLAT NË MUAJIN MARS???!!! A JANË FËMIJËT TRANSMENTUES VIRUSI PËR PRINDËRIT DHE GJYSHËRIT E TYRE NË SHTËPI, APO JO??? KË DUHET TË DËGJOJMË OBSH, KOMITETIN TEKNIK, MINISTRESHËN E SHËNDETËSISË APO SATRAPIN E SURRELIT??

Sokol shupo23/11/2020 11:15

Po e mesuesve moj zonje?

Shto koment

Denonco