Shkaktoi aksidentin ku vdiq nëna e tij, dhe një prej pasagjerëve, arrestohet shoferi

Shkaktoi aksidentin ku vdiq nëna e tij, dhe një prej pasagjerëve, arrestohet shoferi

10:30, 23/11/2020
A+ Aa A-

Një person është vënë në pranga pas aksidentit me dy viktima që ndodhi gjatë ditës së djeshme në afërsi të “Shkallës së Tujanit” në Tiranë. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit Neki Kaloshi, i cili edhe vetë ndodhet në spital si pasojë e plagëve të marra.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, duke qarkulluar me mjet në një zonë që është kantier ndërtimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët, shtetasi H. D., 68 vjeç, (i cili ka humbur jetë në vendngjarje) dhe shtetasja D. K., 73 vjeçe ( e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetë në spital)”, njofton Policia.

Ndërkohë që nga aksidenti humbi jetën në vend një prej pasagjerëve i identifikuar si Hidër Daci, 68-vjeç, i cili ishte pasagjer në makinë, ndërsa nëna e drejtuesit të mjetit ndërroi jetë pas transportimit për në spital. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco