Turqia ndalon pranimin e pacientëve me COVID-19 nga vendet e tjera. Ja arsyeja

Turqia ndalon pranimin e pacientëve me COVID-19 nga vendet e tjera. Ja arsyeja

08:41, 22/11/2020
A+ Aa A-

Turqia nuk do të pranojë më pacientë nga vendet e tjera që janë të infektuar me COVID-19 dhe kërkojnë të trajtohen në spitalet turke.

Kështu me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë, është e ndaluar sjellja e pacientëve COVID-19 pozitivë në Turqi me aeroplan privat, deri në një urdhër të dytë.

Nëse ky urdhër nuk respektohet nga kompanitë dhe spitalet, qeveria do të vendosë sanksione për bizneset përkatëse.

Urdhri i ministrisë është shpërndarë nga Autoriteti i Aviacionit Civil Turk dhe në të gjitha kompanitë ajrore që mundësojnë fluturimet drejt Turqisë.

Sipas gazetës turke “Sozcu”, vendimi i qeverisë erdhi pas një artikulli të publikuar në këtë media për numrin e lartë të pacientëve me COVID që po vijnë në Turqi duke zënë shtretërit që mund të përdoreshin nga turqit.

Iraku, Gjeorgjia, Rusia dhe Shqipëria janë katër vendet nga ku ka pasur më shumë pacientë me COVID-19 që kanë fluturuar drejt Turqisë.

Fluturimet nga këto vende drejt Turqisë, me avion spitalor kushtojnë nga 18 deri në 22 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco