Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Spitali ‘Covid-2’ në limit, pacientët presin në ambulanca jashtë se nuk ka shtretër

Spitali ‘Covid-2’ në limit, pacientët presin në ambulanca jashtë se nuk ka shtretër

15:22, 21/11/2020
A+ Aa A-

Spitali ‘Covid-2’, siç njihet Sanatoriumi është drejt mbushjes.

Kapacitetet në këtë spital janë në fund dhe ka shumë pak vende për shtrime të reja.

Ky fakt është bërë i ditur për SYRI.net nga burime pranë këtij spitali.

Gjithashtu është konfirmuar sot edhe nga gazetari Erjon Skendaj, gjatë një lidhje televizive.

Janë të paktën tre autoambulanca me pacientë po presin prej disa orësh të shtrohen në spital, ndërsa brenda tyre, po marrin oksigjen pacientët në pritje.

‘Prej 15 nëntorit problematikë kryesore sa i përket shtrimeve në spitalet Covid është Sanatoriumi që duhet të përballojë të gjitha urgjencat që vijnë nga Veriu, verilindja dhe urgjencat e Tiranës mbi 60% të totalit të urgjencave.

Janë 3 autoambulanca që qëndrojnë prej një ore të parkuara, kur dimë që brenda tyre ka pacientë. Ajo që përsërisim është fakti se këtu s’ka vend në urgjencë, jo më në pavion. Duhet të lirohet një vend në urgjencë që të futet një tjetër.

Familjarët kanë pasur edhe momente tensioni ndaj bluzave të bardha që po bëjnë të pamundurën, e shikojnë pacientin që ndodhet aty, iu ndryshohet bombola e oksigjenit aty, por asgjë nuk ka ndryshuar’,- tha Skëndaj në News24.

Sipas Skëndajt, jashtë kamerave mjekët apelojnë me urgjencë të hapet Covid 4 që të përballohet ngarkesa që kanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco