Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Për një kosë artistike, arrestohet asistenti i Albin Kurtit

Për një kosë artistike, arrestohet asistenti i Albin Kurtit

14:48, 16/11/2020
A+ Aa A-

Artisti, Arianit Beqiri, i cili është edhe asistent i ish-kryeministrit dhe kreut te “Vetëvendosja”, është shoqërua ditën e sotme në polici. Kjo ndodhi menjëherë pasi ai prezantoi një instalacion të vendosur përpara godinës së qeverisë në Prishtinë me titull:“Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike” para Qeverisë.

Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në FB Beqiri tregon se fillimisht u shoqërua vetëm për sqarime, por prokuroria ka ngritur edhe akuza “për kërcënim” duke ju referuar kosës gjigante që përmbante instilacioni.

Postimi i plotë e Beqirit:

Pas përfundimit të shfaqjes së kësaj vepre artistike u ftova që të paraqitem në Policinë e Kosovës për të dhënë deklaratë. Ndonëse u prit që të deklarohem vetëm sa për procedurë, prokurori kujdestar kërkoi që të ngritët aktakuzë ndaj meje me pretendimin për kërcënim.

Në Polici deklarova se ky instalacion nuk ka për qëllim kërcënimin ndaj askujt. Vepra në vetvete ka karakter artistiko-politik dhe është kritikë për Pakon e dobët e të varfërt të Rimëkëmbjes Ekonomike. Pra, nëse populli shpreson që së shpejti do të hapet sërish, shumë biznese duket se nuk do të mund të hapen më. Kjo po ndodhë sepse Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike, ndonëse po pritet shumë, nuk është ajo që po e prisnim.

Me ftesën e Prokurorisë së Shtetit do të paraqitem për të deklaruar rreth kësaj vepre. Ashtu siç i pyeta zyrtarët policorë se si e parasheh procedura për vepër penale një vepër artistike bashkëkohore, jam kurioz ta dëgjoj edhe prokurorinë se çfarë përgjigje ka.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco