EMRAT/ 3 dibranë bien në rrjetën e OFL, ja akuzat

EMRAT/ 3 dibranë bien në rrjetën e OFL, ja akuzat

12:26, 16/11/2020
A+ Aa A-

OFL ka zbritur në Dibër ditën e sotme. Policia njofton se u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 3 të dënuarve për trafik droge në Itali dhe Francë.

Bëhet fjalë për Eriol (Moll) Çela, Tedi Vojka dhe Albi Murja.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Eriol (Moll) Çela banues në Dibër, i dënuar në Itali për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’;

Tedi Vojka, banues në Dibër, i dënuar në Francë për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’;

Albi Murja, banues në Dibër, i dënuar në Francë për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco