Makina ‘fluturon në ajër’ motorin në Elbasan, i dëmtuari transportohet me urgjencë në spital

Makina ‘fluturon në ajër’ motorin në Elbasan, i dëmtuari transportohet me urgjencë në spital

21:56, 15/11/2020
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Rinia në qytetin e Elbasanit, ku një makinë ka përplasur motorin e një ‘fast food-i’.

Burimet për media bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur motoristi, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit.

Sipas informacioneve, ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco