Autori i dyshuar i vrasjes në Fier jeton në të njëjtën lagje, por familjarët e viktimës thonë se…

Autori i dyshuar i vrasjes në Fier jeton në të njëjtën lagje, por familjarët e viktimës thonë se…

15:53, 15/11/2020
A+ Aa A-

Autori i dyshuar, Fatmir Hoxhaj i cili qëlloi për vdekje shtetasin Ahmet Toska më 26 tetor është po nga lagjja “Sheq i Madh” në Fier por distanca nga shtëpitë e tyre është rreth 3 kilometra.

 Ndërsa arsyet e krimit mbeten ende mister, vëllai i viktimës, Engjëll Toska shprehet jashtë kameras se nuk e njeh autorin e dyshuar. As bashkëshortja e të ndjerit, thotë ai nuk e njeh të akuzuarin, mëson BË.

Në momentin kur është qëlluar autori ka qenë i veshur sportiv me kapuç dhe me maskë Covidi.

Autori ka ardhur nga mbrapa dhe e ka qëlluar dy herë dhe është larguar pa thënë ndonjë fjalë. Ai ka shtuar se nuk kanë probleme me asnjë, as hasmëri, as punë pronësie.

Mësohet se banesa e autorit ishte e braktisur, e pa pastruar dhe dera e mbyllur. Jetonte prej vitesh në Itali bashkë me familjen. Në lagje pak e njohin mirë, por e përshkruajnë si njeri të qetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco