Vrasja në Fier: 52-vjeçari ka pasur konflikt me viktimën, mohon autorësinë

Vrasja në Fier: 52-vjeçari ka pasur konflikt me viktimën, mohon autorësinë

12:16, 15/11/2020
A+ Aa A-

Mëngjesin e së dielës është vënë në pranga autori i dyshuar i vrasjes së Ahmet Toskës në Fier.

Raportohet nga abcneës, duke cituar burime të saj nga Prokuroria, se 52-vjeçari Fatmir Hoxhaj është aktualisht në fazën e mohimit, pra nuk e ka pranuar autorësinë.

Po ashtu, raportohet se prokurorisë i kanë lindur dyshimet për shkak të së kaluarës së Hoxhajt. Në një periudhë në të shkuarën, ai ka pasur konflikt me viktimën.

Gjatë hetimit për një muaj, prokuroria ka pasur përgjime mjedisore, ambientale që e kanë çuar drejt bindjes se Fatmir Hoxhaj mund të ketë gisht në këtë vrasje.

Megjithatë, mbetet për t’u shqyrtuar edhe motivi i pronësisë, apo nëse vrasja është bërë për motive të dobëta.

Hoxhaj mbetet në pozitat e të dyshuarit, ndërsa burime për abc neës bëjnë të ditur se hetimet vijojnë.

Mendohet se ka edhe persona të tjerë, që dyshohen për bashkëpunues apo ndihmës në fshehjen e armëve.

Ngjarja pritet të ketë të papritura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco