Hapet një nga telefonat/ Bisedat implikuese me një shqiptar, ekzekutimi i shefit të ultrasve të Lacios drejt zbardhjes

Hapet një nga telefonat/ Bisedat implikuese me një shqiptar, ekzekutimi i shefit të ultrasve të Lacios drejt zbardhjes

17:10, 13/11/2020
A+ Aa A-

Nuk është vetëm droga. Të paktën deri më tani.

Vrasja e shefit të ultrasve të Lazios, Fabrizio Pischitelli Diabolik, ka marrë një rrjedhë tjetër pas hetimeve të udhëhequra nga prokurorja Nadia Plastina. E cila për zgjidhur enigmën e vrasjes 7 gusht 2019, prej disa javësh ka në duar dy ‘armë’ më shumë.

Në bashkëpunim me policinë franceze është e bërë e mundur hapja e një prej telefonave super të mbrojtur të shefit ultras i cili vepronte edhe në botën e narkotrafikut

Sinjali i parë vjen nga autoritetet e drejtësisë franceze, që në vazhdën e hetimeve të tyre kanë mundur të futen ne të dhënat telefonike të një shqiptari të njohur edhe nga prokuroria e Romës.

Në disa biseda komunikimi në chat, shqiptari i referohet ish-kapos ultras të ekzekutuar mbi ‘bizneset’ e tij.

Përmbajtja e këtyre mesazheve nuk është ende në duart e drejtësisë italiane por paraqet përmbajtje me shumë interes.

Risia tjetër e hetimeve janë tre telefonat e Diabolik.

Të tre telefonat të cilët ishin kriptuar nga Alessandro Telich Tavoleta, informaticieni që në emër të Diabolik dhe të ortakut të tij Fabrizio Fabietti merrej me kodin e të dhënave të drogës, kanë filluar të flasin.  

Ç’kodimi I telefonëve të Diabolik I atribuohet një shoqërie gjermane me bazë në Munih, e cila është marrë me ç’kodimin e telefonave edhe të personazheve të tjerë të botës së krimit.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco