Po mashtrojnë me shifrat?/ Sot 10 të vdekur në 2 spitale Covid-1 dhe 3, raportojnë veç 7

Po mashtrojnë me shifrat?/ Sot 10 të vdekur në 2 spitale Covid-1 dhe 3, raportojnë veç 7

16:43, 13/11/2020
A+ Aa A-

Ashtu si Edi Rama edhe struktura pas tij, mashtrojnë dhe gënjejnë.

Edhe me një ditë më parë INSTAT bëri publik numrin e vdekjeve në 3-mujorin e dytë në Shqipëri, ku në krahasim me vitin e kaluar, numri ishte rritur me gati 1300 qytetarë që kanë ndërruar jetë.

Në raportimin zyrtar të ditës së sotme, ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë 7 qytetarë që kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Por SYRI.net ka mësuar se kjo shifër nuk është realiteti i asaj që ka ndodhur.

Vetëm gjatë ditës së sotme nga Spitali Infektiv dhe ai Covid-3, janë dërguar në morgun e Tiranës 10 trupa të pajetë.

Ashtu siç edhe rakordon shifrat e infektimeve që të mos dalin ato reale, edhe shifrat e viktimave po mbahen nën kontroll nga propaganda qeverisëse e Edi Ramës, të cilit i ka ikur situata nga duart.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco