Situata jashtë kontrollit/ 490 raste dhe 7 viktima në 24 orët e fundit

Situata jashtë kontrollit/ 490 raste dhe 7 viktima në 24 orët e fundit

16:14, 13/11/2020
A+ Aa A-

Vazhdon situata e rëndë e koronavirusit në vendin tonë.

Sipas të dhënave të ditës së sotme, bëhet fjalë për 490 raste të reja me Covid 19.

Fatkeqësisht sot kanë humbur jetën 7 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2508 testime, 93 të shëruar, 490 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,508 testime, prej të cilave 457 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 490 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

203 raste në Tiranë, nga 31 raste në Fier, Gjirokastër, nga 27 raste në Shkodër, Lezhë, 25 në Berat, 22 në Korçë, 19 në Elbasan, 13 në Lushnje, 12 në Kukës, 11 në Kavajë, nga 9 raste në Gramsh, Vlorë, nga 7 raste në Kurbin, Kuçovë, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Sarandë, nga 4 raste në Mirditë, Tropojë, Tepelenë, nga 3 raste në Kolonjë, Mallakastër, nga 2 raste në Skrapar, Krujë, Durrës, Përmet.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,667 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 378 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 47 vjeçare nga Vlora, një 63 vjeçar, një 70 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar dhe një 71 vjeçar nga Durrësi, 83 vjeçare nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (13 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                             490

Të shëruar ne 24 orë                          93

Të shtruar në spitale                           381

Humbje jete në 24 orë                                    7

Testime ditore                                                2,508

Testime totale                        150,740

Raste pozitive                 26,701

Raste të shëruara          12,667

Raste Aktive                    13,429

Humbje jete                      605

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             6640

Durrës             1115

Fier                   1004

Korçë               813

Shkodër            787

Elbasan             688

Vlorë             579

Lezhë                569

Berat             412

Gjirokastër        365

Kukës                 322

Dibër               135

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco