EMRAT/ Bolonja, burg e gjoba të rënda për grupin shqiptar të kokainës

EMRAT/ Bolonja, burg e gjoba të rënda për grupin shqiptar të kokainës

15:02, 13/11/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Bolonjës ka dhënë dënime nga tre deri në 10 vjet burg, si dhe gjoba deri në 24 mijë euro për anëtarët e një bande shqiptare të kokainës, edhe me disa bashkëpunëtorë italianë, të cilët e kishin bazën në San Pietro, Casale, në zonën e Bolonjës.

Shkatërrimi i bandës prej 13 anëtarësh ishte vepër e drejtorisë distriktuale antimafia, e cila kishte pikasur veprimtarinë e tyre që më 2018.

Figurat kryesore të grupit ishin Henry Loçka, i njohur edhe si Berti, dhe krahu i tij i djathtë Ramadan Mane, të dy të njohur për policinë, për shkak të precedentëve në trafikun e drogës.

Sipas hetuesve, nën drejtimin e Loçkës, “kapo i padiskutueshëm i grupit”, ishte një kompleks shqiptarësh rezidentë në provincën e Casales, të cilët qarkullonin lumenj kokaine, në bashkëpunim edhe me shqiptarë të tjerë nga zona të tjera të Italisë.

Sasia minimale që pranonin porosi ishte një kile kokainë, ndonëse kishte edhe përjashtime për sasi më të vogla, por jo në 100 gramë. Organizata shiste 8 deri 10 kile kokainë në muaj, dhe fitimet shkonin kryesisht në Shqipëri, si dhe për furnizime të reja.

Droga sigurohej falë lidhjeve të forta me grupe në Belgjikë (ku Loçka kishte hapur në mars një kanal të ri furnizimi), në bashkëpunim me një grup kriminal me aktivitet midis Milanos e Novarës, kryesuar nga Besmir Boçi (nuk është dënuar).

Sipas hetuesve, organizata kishte kapacitete të mëdha financiare, dhe një flotë të vërtetë makinash për transportin e drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco