EMRAT/ ‘Trafik droge dhe grabitja e bankës’, kush janë tre vlonjatët që do të përballen me OFL

EMRAT/ ‘Trafik droge dhe grabitja e bankës’, kush janë tre vlonjatët që do të përballen me OFL

12:45, 13/11/2020
A+ Aa A-

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë edhe tre  shtetasve të tjerë nga Vlora.

Jurgen Veizaj (Memaj), banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Hekuran Gerbi,  banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Saimir Bubeqi, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.

Ja njoftimi:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

J. V.(M.), banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

H. G., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

S. B., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco