OFL 'shkrihet' më 1 janar/ Si dështoi me 'sukses' nga dekonspirimet te përplasja me Xhafajn

OFL 'shkrihet' më 1 janar/ Si dështoi me 'sukses' nga dekonspirimet te përplasja me Xhafajn

12:32, 13/11/2020
A+ Aa A-

Report Tv mëson se prej 1 janarit të vitit që vjen (1.1.2021) s'do të dërgohet më asnjë formular për në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

Prej shkurt 2020 deri tani ende asnjë proces gjyqësor nuk ka përfunduar me konfiskim të pasurisë për llogari të shtetit. Janë 192 kërkesa që ka trajtuar SPAK, nga të cilat ka kërkuar 49 konfiskime, por janë ende në proces.

Sipas avokatit Sajmir Visha, pas 9 muajsh operacion, OFL-ja e mbyll bilancin me asnjë pronë të konfiskuar.

Në një intervistë për Report TV, Vishaj thekson se ligji ishte i nxituar dhe ka sfumuar punën e SPAK-ut.

Në gusht, SPAK refuzoi 80 dosje të dërguara nga OFL.

Një ditë më parë u raportua sfumimi i aksionit të OFL për Lulzim Berishën. Atij iu rikthye makina e blinduar dhe nafta e sekuestruar.

Kujtojmë se OFL solli përplasje mes ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ministrit aktual, Sandër Lleshaj. Kjo pasi u përfol se do i dërgohej formulari edhe vëllait të Xhafajt, Agronit.

Kulmi i skandaleve arriti kur Gjermania nisi të hetonte drejtuesin e OFL, Artan Shkëmbi me dyshimet se kishte dekonspiruar aksionet në kuadër të këtij operacioni.

Kjo e vulosi dështimin spektakolar të operacionit të nisur me bujë mediatike nga Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiku bashkis13/11/2020 15:22

Keta medemek OFL sipas Edver potures, do te ishin ata qe do ti hanin mune te fortve te lagjeve!

Shto koment

Denonco