I infektuar/ Ish- kryeprokurori Llalla niset urgjent drejt Turqisë

I infektuar/ Ish- kryeprokurori Llalla niset urgjent drejt Turqisë

11:23, 13/11/2020
A+ Aa A-

Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është nisur me urgjencë për në Turqi për të marrë trajtim të specializuar për koronavirusin.

Prej disa ditësh ai vuante nga sëmundja dhe ishte shtruar në një nga spitalet Covid të vendit tonë.

Ditën e djeshme, gjendja është përkeqësuar dhe u vendos që të nisej drejt Turqisë për të vijuar atje trajtimin.  Pas largimit nga posti i prokurorit, Llalla ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje dhe të tërhiqet nga jeta publike.

Vetë dy muajt e fundit janë nisur të paktën 80 chartera drejt Turqisë. Ditën e djeshme, imzot George Frendo u nis për trajtim të specializuar drejt Italisë ndërsa një ditë më parë, Janullatos u nis drejt Greqisë për tu trajtuar nga koronavirusi.

Mbetet ende e paqartë përse figurat e rëndësishme zgjedhin të mos trajtohen në Shqipëri, ku kryeministri Rama thekson se kemi kushte njësoj si bota dhe nuk mungon asgjë për pacientët e infektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco