Vdekja e 20-vjeçares pas lindjes/ Spitali del me deklaratë

Vdekja e 20-vjeçares pas lindjes/ Spitali del me deklaratë

10:26, 13/11/2020
A+ Aa A-

Spitali i Gjirokastrës ka reaguar për vdekjen e 20-vjeçares e cila humbi jetën pasi solli në jetë foshnjen e saj. Në reagimin zyrtar bëhet me dije se e reja pas ndërhyrjes operatore, “ka pasur komplikacione të rënda dhe me gjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë”.

REAGIMI I PLOTE

Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme.

Menjëherë sapo është paraqitur në spital, 20-vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë.

Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikacione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë.

Pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për ngjarjen.

Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco