EMRI/ I plagosuri në Fushë Krujë, kushëriri i Durim Bamit

EMRI/ I plagosuri në Fushë Krujë, kushëriri i Durim Bamit

16:46, 04/11/2020
A+ Aa A-

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në fshatin Tapizë të Krujës.

Personi i plagosur është shtetasi Ervin Kodra.

Mësohet se 35-vjeçari është emër i njohur për policinë, ndërsa është dhe kushëri i Durim Bamit dhe dyshohet se atentati i sotëm mund të ketë lidhje me këtë fakt.

Durim Bami i njohur ndryshe si ‘I forti i Niklës’, është personi i akuzuar nga ish-deputeti Tom Doshi se ishte porositur për ta vrarë, akuzë me të cilën u arrestua më 3 mars të 2015.

Më 4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në ‘shërbim prove’.

Po kështu 41-vjeçari ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje. Ai është dyshuar për vrasjen e Erzen H. dhe Hasan K. Gjithashtu Durim Bami rezulton si personi i fundit që ka takuar shtetasin Enver Stafuka.

Më herët ai është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes. Bami u ndalua edhe në shtator të 2018 nga një operacion i RENEA-s në Nikël pas informacioneve se në banesat e të fortëve në këtë zonë kishte armë, drogë dhe sasi eksplozivi.

Plagosja e 35-vjeçarit Kodra ndodhi sot rreth orës 15:20 në Tapizë, në rrethana ende të paqarta. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Forcat ‘Shqiponja’ dhe shërbimet e tjera të Policisë Krujë, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 5 shtetas të cilët mund të kenë dijeni rreth ngjarjes.

Por ndërkaq po hetohet dhe për konflikte të mundshme të mëparshme të 35-vjeçarit. /BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco