Do e regjistronte në konvikt studentin, i mori para, procedohet administratori në QS

Do e regjistronte në konvikt studentin, i mori para, procedohet administratori në QS

14:39, 04/11/2020
A+ Aa A-

Policia e Tiranës njofton se ka proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasin  S. Xh., 22 vjeç, me detyrë administrator në godinat e Qytetit Studenti, sepse i ka marrë një shumë parash një studenti, për regjistrimin në një nga këto godina.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Konviktet janë deklaruar të mbyllura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve të paktën për muajin nëntor, kur mësimi në Universitete vijon online.

Pagesën që kanë bërë për muajin nëntor do tu kalojë për dhjetorin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco