KED kërkon ndihmën e publikut për Kushtetuesen: Na shkruani, duam t’i përzgjedhim në bazë të meritës

KED kërkon ndihmën e publikut për Kushtetuesen: Na shkruani, duam t’i përzgjedhim në bazë të meritës

14:21, 04/11/2020
A+ Aa A-

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka nisur zyrtarisht procedurat për verifikimin e vlerësimeve të kandidatëve për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Në një njoftim publik, KED fton media-t, institucionet publike dhe shoqërinë civile të shprehin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat në garë për një vend në Kushtetuese.

Ja njoftimi i plotë:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit, ka nisur zyrtarisht procedurat e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve, për vendet vakante të shpallura nga Institucioni i Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqiperisë, për në Gjykatën Kushtetuese.

Në ligjin nr.115/2016 dhe ligjin për Gjykatën Kushtetuese, neni 7/b pika 2, etj., parashikohet se institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizatat e shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë KED.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e konsideron këtë njoftim jo thjesht si një përmbushje të një detyrimi ligjor kundrejt publikut, pasi në përmbushje të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore KED synon të garantojë një proces të regullt ligjor, transparent, me integritet dhe të besueshëm.

Prandaj ky këshill është tërësisht i angazhuar të vlerësojë dhe mirëpresë kontributin e të gjitha institucioneve publike, organizatave dhe shoqërisë civile, MEDIA-s dhe publikut, për të përcjellë të dhëna dhe informacione në lidhje me kandidatët, të cilat do të shqyrtohen me vëmendje të veçantë, objektivitet dhe profesionalizëm, në funksion të verifikimit të gjithëanshëm dhe sa më të thelluar të integritetit të kandidatëve, si dhe për të mundësuar përzgjedhjen mes tyre, të kandidatëve bazuar në meritat profesionale dhe morale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco