Masat anti-Covid, Gjykata e Tiranës pezullon menjëherë punën

Masat anti-Covid, Gjykata e Tiranës pezullon menjëherë punën

13:17, 04/11/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë veprimtarinë deri më 9 nëntor, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi dhe për marrjen e masave.

Në vendimin e sotëm, thuhet se janë pezulluar gjykimet në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës, për datat 5, 6, 9 nëntor, me përjashtim të çështjeve me karakter urgjent.

Ky vendim vjen pas rritjes së madhe të numrit të infektimeve me koronavirus gjatë ditëve të fundit, duke arritur në shifra rekord.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco