Vodhi fast food-in, arrestohet 21 vjeçari maroken

Vodhi fast food-in, arrestohet 21 vjeçari maroken

12:18, 04/11/2020
A+ Aa A-

Një 21 vjeçar maroken është arrestuar në Durrës pasi ka vjedhur një fast food.

Sipas njoftimit të policsë, në pranga ka rënë Y.L., “pasi në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në një “Fast Food” në pronësi të shtetasit S. L., shumën 25.000 lekë.”

Ndërkohë që është ndaluar nga policia edhe një 53 vjeçar me iniciale A.H, banues në Irlandë, pasi i ka dhënë pasaportën irlandëze të të birit një 18 vjeçari. Ky i fundit me iniciale A.B., ka tentuar të kalojë në PKK e Durrësit duke shfrytëzuar ngjashmërinë.

 Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco