Ngjante me djalin, po ‘harron’ 35 vite diferencë, babai i jep pasaportën e tij irlandeze, por …

Ngjante me djalin, po ‘harron’ 35 vite diferencë, babai i jep pasaportën e tij irlandeze, por …

11:58, 04/11/2020
A+ Aa A-

Një 53 vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë në Durrës, pasi i ka dhënë pasaportën e tij djalit që të kalonte në kufi.

Edhe pse me një diferencë prej 35 vitesh, djali 18 vjeçar dhe i ati i tij, kanë tentuar që të përfitojnë nga ngjashmëria që kanë mes tyre për të kaluar kufirin.

“Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 53 vjeç, banues në Irlandë, pasi i ka dhënë pasaportën irlandeze të djalit të tij, shtetasit A. B., 18 vjeç, i cili ka tentuar të kalojë në PKK Durrës me këtë pasaportë, duke shfrytëzuar ngjashmërinë”, njofton Policia e Durrësit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco