Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Mamaja e terroristit pyet: ‘Çfarë bëmë gabim ne?’

Mamaja e terroristit pyet: ‘Çfarë bëmë gabim ne?’

11:46, 04/11/2020
A+ Aa A-

Sulmi terrorist që tronditi Vjenën u krye nga një 20-vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Prindërit e tij ishin me rrënjë shqiptare.

Por çfarë e bëri Kujtimin që të radikalizohej? Prindërit e tij ishin njerëz të thjeshtë, që kishin ardhur në Austri para shumë vitesh.

Kujtimi lindi në Austri dhe ishte një djalë i mirë, derisa në adoleshencë nisi të radikalizohej. Ai ishte arrestuar dhe dënuar pasi kishte tentuar të bashkohej me Shtetin Islamik dy herë.

Avokati që e mbrojti, Nikolaus Rast nuk e beson dot që ai ka arritur të bëhet vrasës. Në fakt, Kujtimi arriti të mashtronte të gjithë sistemin e drejtësisë, pasi edhe pse ishte dënuar me 22 muaj burg në prill, doli nga qelia në dhjetor për sjellje të mirë.

“Nuk do të përfaqësoja kurrë një luftëtar të bindur të Zotit,” thotë Rast.

“E pranova këtë gjë vetëm për shkak të mamasë së tij- një grua thellësisht perëndimore. Ajo u ul duke qarë dhe më pyeti: çfarë kemi bërë gabim ne?”, thotë avokati.

Kjo është një pyetje që tani po e bën një vend i tërë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco