Historia tragjike/ 77-vjeçari i vetëvrarë më parë kishte humbur...

Historia tragjike/ 77-vjeçari i vetëvrarë më parë kishte humbur...

10:55, 04/11/2020
A+ Aa A-

Dera e shtëpisë ku jetonte 77-vjeçari Hekuran Korça, në Shkozë është e mbyllur. Fqinjët thonë se për të kujdesej e bija, që jetonte shumë pranë banesës së tij. Kishte qenë pikërisht ajo që e kishte sjellë në banesë pasi ka lënë Spitalin Infektiv pasditen e të hënës. Pas kësaj, vajza është larguar, ndërsa vetëm 20 minuta ka pritur i moshuari për të ndërmarrë aktin ekstrem.

Ai është hedhur nga ballkoni i katit të 3 të pallatit, duke u përplasur edhe nëpër pemë gjatë rënies. Fqinjët thonë se toka e njomur ka bërë që ai të mbijetojë rreth 24 orë pas ngjarjes nën kujdesin intensiv të mjekëve në Spitalin e Traunës, por pa mundur të mbijetojë.

Korça njihet si banor i vjetër në lagjen ku jeton, është babai i 5 fëmijëve, 4 vajzave dhe një djali. Ky i fundit jeton në Itali, ndërsa njëra nga vajzat që jetonte në Greqi kishte ndërruar jetë rreth një muaj më parë nga infarkti. Drama e kësaj familje nisi me vdekjen e bashkëshortit të saj, i cili 7 muaj më parë kishte vdekur po nga infarkti.

Një tjetër vajzë e Hekuran Korçës jeton në SHBA, ndërsa edhe i moshuari kishte qëndruar disa kohë tek ajo. 77-vjeçari, thonë fqinjët, ishte kthyer me shpërthimin e pandemisë. Ai rezultoi pozitiv me Covid disa ditë më parë, teksa kishte marrë trajtim intensiv në Spitalin Infektiv duke u negativizuar.

Të hënën rreth orës 18:30 është kthyer në banesë dhe është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në Shkozë. Burime pranë Spitalit të Traumës bëjnë me dije se ai arriti në urgjencë me shenja jete, por nuk ia doli t'i mbijetonte plageve të renda të shkaktuara nga lartësia.

Në kartelën e tij mjekësore rezulton të ketë qenë i infektuar me Covid, semundje të cilën e kishte mposhtur duke u negativizuar, por që gjendja e tij shëndetësore ka qenë e brishtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco