Lajmi i fundit

Partia Demokratike organizon një aktivitet me rastin e 15 vjetorit të anëtaresimit të Shqiperisë në NATO.

Prangoset vlonjati, qarkullonte me pistoletë në brez

Prangoset vlonjati, qarkullonte me pistoletë në brez

10:39, 04/11/2020
A+ Aa A-

Eshtë arrestuar në Vlorë një 24 vjeçar i cili qarkullonte më armë me vehte.

“Ky shtetas qarkullonte me automjetin e tij të markës Audi dhe gjatë kontrollit fizik , shërbimet e Policisë i gjetën në trup (në brez) një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me 5 fishekë”.

Ja njoftimi i plotë:

Vlorë

Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë po lëvizte një person i armatosur, është organizuar puna, dhe si rezultat i ndërhyrjes profesionale  nga ana e shërbimeve të Sektorit për Hetimin e Krimeve Vlorë në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë  dhe forcën e posaçme "Shqiponjat", u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

F. A., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas qarkullonte me automjetin e tij të markës Audi dhe gjatë kontrollit fizik , shërbimet e Policisë i gjetën në trup (në brez) një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me 5 fishekë.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit  Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco