Vodhi dhjetëra banesa në 7 qytete/ E dashura ‘çon’ në pranga hajdutin shqiptar të arratisur

Vodhi dhjetëra banesa në 7 qytete/ E dashura ‘çon’ në pranga hajdutin shqiptar të arratisur

18:50, 03/11/2020
A+ Aa A-

I akuzuar për një duzinë vjedhjesh në apartamente dhe në vila në 7 qytete italiane 22 vjeçari shqiptar i arratisur u gjet dhe u arrestua nga policia italiane.

Policia ishte vënë në kërkim që prej muajve të verës, pasi e gjetën të riun në Dalmine, në provincën e Bergamos.

Duke ndjekur të dashurën e tij, e cila zbatoi të gjithë masat paraprake të sigurisë, i çoi padashur policët drejt vendit ku ishte fshehur 22 vjeçari, shkruan “Il Giorno”.

Para tij, karabinierët kishin prangosur dy bashkëpunëtorë në muajin  gusht, përkatësisht një 24 vjeçar shqiptar, i cili u strehua në Robbiate dhe një 33-vjeçar i cili ishte në vend në burg në Lodi.

Në atë periudhë, 22 vjeçari arriti t’i shpëtonte operacionit në minutën e fundit.

Policia arriti t’i identifikonte edhe falë përgjimeve. “Është më mirë të mos hyni më në shtëpitë e italianëve rrezikojmë të infektohemi me koronavirus…”, u dëgjuan të thoshin në një bisedë telefonike të përgjuar nga karabinierët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco