VIDEO/ Dalin pamjet, policia përleshet me disa qytetarë, një person plagoset me armë zjarri

VIDEO/ Dalin pamjet, policia përleshet me disa qytetarë, një person plagoset me armë zjarri

17:17, 03/11/2020
A+ Aa A-

Një person është plagosur me armë zjarri në mesditën e së martës në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, dhe plagosja erdhi pas përleshjes fizike ku u përfshinë 5 persona.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar për KosovaPress se aty janë sulmuar dhe policitë e ku dy prej tyre janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkohë që janë siguruar pamje nga përleshja mes policëve dhe qytetarëve.

“Sot rreth  orës 14:00, policia  ka marrë informacionin për një sulm ndaj personave zyrtar në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit ndërsa nga përleshja fizike lëndime trupore kanë pësuar 5 persona prej tyre dy zyrtarë policor. Të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor”, tregon Ahmeti për KosovaPress.

Hetuesit kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar si dhe në koordinim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco