Shërbëtorja e vilës u prishi planet, arrestohet grabitësi shqiptar dhe bashkëpunëtori, në kërkim i treti

Shërbëtorja e vilës u prishi planet, arrestohet grabitësi shqiptar dhe bashkëpunëtori, në kërkim i treti

17:00, 03/11/2020
A+ Aa A-

Dy grabitës të huaj janë ndaluar nga policia italiane ditën e djeshme, teksa po tentonin të vidhnin një rezidencë luksoze në Revigliasco, fraksion i Moncalieri. Keqbërësit po i mbulonin shpatullat një bashkëpunëtori të tretë që ndërkohë kishte hyrë në vilë, por shërbëtorja arriti të parandalonte vjedhjen, ndërsa grabitësit ia mbathën në arrati.

Të arrestuar nga policia janë një shqiptar 28 vjeçar dhe një shtetas rumun 26 vjeçar, rezidentë në një provincë të Milanos.

Karabinierët mundën ti ndalon dy grabitësit e huaja pasi morën një sinjalizim nga numri 112, nga rojet të cilët ishin të shqetësuar nga prezenca e një makine të dyshimtë që po lëviztë në zonën midis Moncalieri dhe Torinos.

Pas një kërkimi të shpejtë, mjeti u pikas dhe keqbërësit u ndaluan.

Dy banditët ishin bashkëpunëtorë të një grabitësi të tretë i cili u largua menjëherë pasi i pikas nga shërbërtorja e cila filloi të thërriste duke tentuar ta bllokonte.

Për të siguruar një rrugë arratie, personi I tretë dhunoi shërbëtorëen, dhe më pas humbi gjurmët.

Dy bashkëpunëtorët e arrestuar, duke dëgjuar britmat e shërbëtores, u larguan me shpejtësi drejt Torinos, ku edhe u arrestuan.

Shqiptari dhe bashkëpunëtorët e tij nuk e kishin këtë grabitjen e parë. Më herët ata kishin grabitur edhe një vilë tjetër, ku kishin marrë sende me vlerë të çmuar në shumë e 200 mijë eurove.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco