Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Tenderat e AKBN-së, Apeli liron biznesmenin Isuf Berberi

Tenderat e AKBN-së, Apeli liron biznesmenin Isuf Berberi

16:14, 03/11/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit ka urdhëruar lirimin e Isuf Berberit, i cili u akuzua për korrupsionin në lidhje me tenderat së bashku me zyrtarë të AKBN.

Berberi ishte pjesë e zyrtarëve të akuzuar për abuzim dhe shpërdorim detyre, por Gjykata ka vendosur ti heqë masën e sigurisë “arrest me burg”. Ai dyshohet se u favorizua nga ish-drejtori i OST-së Klodian Gradeci, i cili ka qenë njëherësh dhe kreu i hidrokarbureve në Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) për të marrë para nga shteti, por nuk kanë kryer investime në puset e naftës, ashtu sic e tregonte marrëveshja.

Isuf Berberi dhe Klodian Gradeci nuk u paraqitën asnjëherë në Gjykatë, ndonëse ishin shpallur në kërkim, ndërsa ka dyshime se ata mund të jenë njoftuar më herët për atë që mund ti priste, pas hetimeve që kanë nisur prej vitit 2016.

Naim Kasa dhe Klodian Gradeci cilësohen si kryesorët në këtë çështje, për të cilën hetimet kanë nisur që në vitin 2016. Nga çështja në total rezultojnë 1.3 milionë dollarë fatura të falsifikuara dhe dëmi llogaritet diku tek 600 mijë dollarë. Mësohet se ka qenë firma Feniks, një firmë shqiptare ajo që ka falsifikuar fatura të një firme ambientale.

Firma Feniks ka në vendin tonë tetë puse nafte me koncension dhe kishte detyrim që të kryente investime sipas marrëveshjes, të cilat nuk janë bërë. Por me fatura false ka sajuar sikur me një firmë amerikane së bashku me të ka kryer investime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco